Biznesmeni amerikan, Todd Boehly së fundmi ka dhënë detaje të reja për planin e tij me Chelsean, duke e shpjeguar edhe filozofinë të cilin dëshiron ta aplikojë në klubin londinez.
Boehly tha se klubi është i fokusuar për t’iu adaptuar një filozofie moderne, duke u fokusuar në talentë të rinj.
“Ne kemi një plan të qartë dhe do të adaptojmë një filozofi moderne, të drejtuar nga të dhënat të cilat do të jenë të fokusuara në talentet e elitës në zhvillim”, tha Boehly.“Tani po grumbullojmë një ekip menaxhues të thellë dhe bashkëpunues që janë të etur për të ndërtuar një mentalitet të vazhdueshëm fitues në Chelsea”, shtoi më tej pronari i Chelseat.
Nën epokën e re të Boehlyt, Chelsea ndërroi trajnerin Thomas Tuchel duke e zëvendësuar atë me Graham Potter, i cili e ka ngjitur Chelsean në vendin e pestë në Premier Ligë, si dhe ka siguruar kualifikimin tutje në fazën e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.