
Play-Offi i Ligës së Kombeve do të mbahet në vitin e ardhshëm, shkruan Gazeta10.
UEFA ka vendosur që Play-Offi i kompeticionit më të ri në nivelin e kombëtareve të mbahet nga data 14 deri më 18 qershor të vitit 2023.
Për trofeun e Ligës së Kombeve do të luftojnë katër ekipet që arrijnë të zënë vendin e parë në grupet e Ligës A të këtij kompeticioni.
Play-Offi i Nations League do të mbahet në njërën nga shtetet pjesëmarrëse.
Ndërsa fituesit e grupeve të Ligave B, C dhe D do të garojnë për të siguruar një vend në kampionati evropian, EURO 2024.
Ky është edicioni i tretë i Ligës së Kombeve, ku edicionin e parë e kishte fituar Portugalia dhe fituesi aktual i këtij kompeticioni është Franca. /Gazeta10/