Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plisat reagojnë pas zgjedhjes së kryetarit të ri të KB Prishtina: “Kuvend i paligjshëm, nuk e njohim”

Gazeta10
14 January 2026 - 21:41

Tifo-grupi “Plisat” ka reaguar ashpër pas mbajtjes së një kuvendi të klubit të basketbollit Prishtina, ku u zgjodh kryetari i ri i klubit. Në reagimin e tyre, Plisat e kanë quajtur kuvendin “të paligjshëm, të dhunshëm dhe të organizuar tinëzisht”, duke theksuar se ky proces synon instalimin e një kryetari pa legjitimitet, shkruan Gazeta 10.

Sipas Plisave, zgjedhja e kryetarit të klubit do të duhej të ishte e hapur dhe garë për ide e vizion, ndërsa kuvendi i mbajtur “në terr” tregon mungesën e interesit të kryesisë aktuale për zhvillimin e klubit. Ata akuzojnë drejtuesit e klubit për “vjedhje, keqpërdorime dhe shkatërrim të klubit”, duke theksuar se mburojat personale nuk do t’i shpëtojnë nga përgjegjësia.

Në reagim, ata e quajnë të papranueshme zgjedhjen e Bekë Berishës si kryetar të klubit, duke vlerësuar se ai “nuk ka asnjë lidhje me klubin, sportin apo kryeqytetin” dhe se është “joprofesional dhe jo kompetent për këtë fushë”. Po ashtu, ata përmendin edhe emrat Blerand Stavileci, Florian Miftari dhe Arsim Svirca, për të cilët thonë se “frika i karakterizon”.

Plisat theksojnë se nuk e njohin as kuvendin e mbajtur, as kryesinë aktuale e as kryetarin e ri, të cilin e quajnë “të instaluar paligjshëm dhe dhunshëm”. Ata pretendojnë gjithashtu se në kuvend ka qenë i pranishëm edhe komandanti i Stacionit Policor të Prishtinës, Fatmir Balaj, duke pyetur në “çfarë cilësie është thirrë” dhe duke e cilësuar prezencën e tij si tentim për intimidim.

Në fund të reagimit të tyre, Plisat theksojnë se nuk do të tërhiqen nga qëndrimet e tyre dhe se “klubi është i joni”, duke paralajmëruar vazhdim të kundërshtimit ndaj vendimeve të kryesisë aktuale të KB Prishtina./Gazeta10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.