
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ua ka uruar të gjithë qytetarëve festën e Vitit të Ri.
Kadriaj ka rrëfyer një barcoletë interesante në edicionin festiv tek “Babadimri i Politikos” në Kanal 10.
“Krejt rasisht tu ardh rrugës, po e thirri një mjek gjinekolog që është në pension. Edhe në bisedë e sipër tha se nuk e meritoni me ju votu. Thash po pse o doktor se meritojmë, më tha na keni lanë me 100 euro. Thash po doktor, kur të dal edhe unë në pension me 100 euro. Tha jo ju e keni pensioni, po ia shpjegova se deputetët nuk kanë pension dhe në momentin që pensionohem edhe na kemi me qenë pensionista me 100 euro. Edhe ai ma ktheu: po ti pak ma mirë. Pse unë ma mirë? Tha se ti prej pensionit kalon në atë të veteranëve i merr 70 euro më shumë. Thash e qeto 100 qe jau jepi juve Albini a s’janë mjaftueshëm? Kështu që u barazum”, ka rrëfyer Kadriaj.
Ndryshe, me diskutime interesante, muzikë festive dhe surpriza të shumta, “Politiko” premton të jetë një festë e vërtetë televizive.
Mos e humbisni këtë mbrëmje unike! Të gjithë së bashku, vetëm në Kanal 10! /Gazeta10/