Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pochettino shihet si favorit për të pasuar Potter në stolin e Chelseat

Gazeta10
11 Janar 2023 - 12:59

Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino po shikohet si favorit për të marr drejtimin e Chelseat nëse Graham Potter shkarkohet.

Mediumit The Sun zbuloi ekskluzivisht se ish-trajneri i Tottenham Hotspur është duke pritur me krahë të hapur nëse Potter largohet nga Stamford Bridge.

50-vjeçari u nda me Paris Saint-Germain në korrik të vitit 2022 dhe tani do të ishte i gatshëm të merrte punën te Chelsea nëse thirret, pavarësisht lidhjes së tij me rivalët e hidhur të Tottenham.

Pochettino drejtoi Spurs për pesë vjet përpara se të shkarkohej në 2019, vetëm disa muaj pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.