
Presidenca e Kosovës është futur në një polemik me gazetarin, Ridvan Berisha, debat ky që ka filluar në Politiko të Kanal10, raporton Gazeta10.
Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Berishës duke thënë se ai ka shpifur, kur e ka implikuar Osmanin me rastin “Patniq”.
Në po të njejtin reagim, ka bërë një koment gazetari Berisha i cili ndër të tjera ia ka kthyer presidencës duke thënë “mirëupafshim në gjyq”.
Presidenca më pas i është përgjigjur Berishës duke i thënë ndër të tjera: “Shpifjet e nivelit të tillë ne i marrim shumë seriozisht”.
Këtu keni postimin e plotë:
“Reagim
Deklarata e sotme e Ridvan Berishës gjatë emisionit “Politiko” në Kanal 10, kinse Presidentja Osmani është implikuar në rastin “Pantiq”, është gënjeshtër, sajim dhe shpifje e paprecedentë.
Presidentja Osmani në asnjë rast dhe në asnjë situatë nuk interferon në punën e organeve të drejtësisë. Këtë NUK e ka bërë as në rastin “Pantiq”.
Ky model i takon të kaluarës. Presidentja punon me përkushtim për ta afirmuar Kosovën dhe për ta forcuar sundimin e ligjit dhe rendit.
Liria e fjalës është në funksion të të vërtetës, por jo të shpifjeve. Presidentja Osmani qysh nesër do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për këtë shpifje të Ridvan Berishës”, thuhet në reagimin e Presidencës së Kosovës në Facebook. / Gazeta10
