Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Polica e Kosovës do të pajiset me kamera për trup

Gazeta10
16 September 2022 - 18:51

Policët e Kosovës do të pajisen me kamera për trup, bëhet e ditur në një komunikatë të Policisë të premten, pas takimit që ushtruesi i detyrës së drejtorit, Fehmi Hoti, pati me Tamra Greig, drejtoreshë në Byronë amerikane për çështje të narkotikëve dhe zbatim të ligjit (INL).

Sipas njoftimit, aty u diskutua për trajnime të avancuara “dhe me projekte të ndryshme, siç është edhe pilot projekti i sistemit të kamerave për trup, ku pritet që zyrtarët policorë në të ardhmen të pajisen me këto kamera”.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë të punojë për ta forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tashmë të mira me partnerët ndërkombëtar, e në veçanërisht me INL-in dhe ICITAP-in, të cilëve Policia u është mirënjohëse për mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Paralajmërimi për kamera trupore të policëve qe bërë qysh në vitin e shkuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.