Lajme

Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes në kushte të mjegullës

Gazeta10
02 Janar 2025 - 13:31

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve gjatë mjegullës, duke theksuar rreziqet që kjo gjendje paraqet për sigurinë në trafik.

Në njoftim, policia këshillon drejtuesit që të përdorin dritat e mjegullës për të përmirësuar dukshmërinë dhe për t’u bërë më të dukshëm për shoferët e tjerë.

Po ashtu, përmendet rëndësia e mbajtjes së shpejtësisë nën kontroll dhe ndjekjes së krahut të djathtë të rrugës për të shmangur përplasjet e mundshme.

“Mjegulla mund të krijojë iluzione optike, duke bërë që shoferët të mos e kuptojnë saktë shpejtësinë e automjeteve përpara tyre”, shkruhet tutje  në postimin e policisë në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.