Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia arreston hajnin e veturave në Obiliq

Gazeta10
03 January 2023 - 23:39

Një person në Obiliq është arrestuar si i dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Siç sqaron policia, rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore.

Gjithashtu, bëhet e ditur se cak i vjedhjeve kanë qenë gjësendet në vetura.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda

Sot nga njësite policore të stacionit të Obiliqit, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore,kryesisht vjedhje nga veturat.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Obiliqit është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:

– A.G. mashkull,31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (i kërkuar që nga muaji gusht i vitit 2022).

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 7 raste të vjedhjeve të rënda.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.