Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia bastis shtëpinë e bosit të drogës në Pejë pasi u arrestua në Shqipëri

Gazeta10
07 December 2023 - 14:40

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e Princ Dobroshit, të njohur me nofkën “peshkaqeni”.

Gazeta insajderi merr vesh përmes burimeve se Policia e Kosovës në bashkëpunim me atë të Gjermanisë kanë sekuestruar një veturë dhe disa pajisje teknologjike të të dyshuarit.

Këto burime bëjnë të ditur se ai është arrestuar para disa ditësh në Shqipëri.

I njëjti ishte prezantuar me identitet të rremë, si “Shkelqim Halitaj”.

Dobroshi ishte dënuar më herët për përfshirje në trafikun e drogës, gjegjësisht substancës narkotike heroinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.