Për shkak të përdorimit të madh të armëve të zjarrit në ahengje familjare, Policia Rajonale e Prishtinës do të bëjë kontrollimin e kolonave të dasmave. 10 armë janë sekuestruar brenda 24 orëve.
Dhjetëra vetura të cilat sipas traditave nisen për marrjen e nuses, do të kenë punë me Policinë e Kosovës. Të paktën, ato që kalojnë nëpër rrugët e Prishtinës.
Krejt kjo për të identifikuar përdoruesit e armëve.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e tilla të filloj kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndaloj kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar dhe ndaj personave të dyshuar në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.
Kjo masë vjen për shkak të rritjes së rasteve të përdorimit të armëve në ahengje familjare.
Statistikat bazuar në raportet ditore të Policisë së Kosovës, tregojnë se vetëm nga 1 gushti janë raportuar 34 raste të gjuajtjes me armë zjarri në festat e kosovarëve.
Se duhet ndërmarrë masa nga institucionet e sigurisë po e konsiderojnë të duhur ekspertë të sigurisë.
Kajtazi tregon për rrezikun e madh që gjuajtjet me armë shkaktojnë kur ka grumbullime të njerëzve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë sekuestruar 38 armë zjarri, 10 nga to në ahengje familjare.