
Policia belge qëllon në një burrë, nuk dihet nëse është sulmuesi që vrau mbrëmë dy persona
Policia në Bruksel ka qëlluar një burrë mes një përndjekje masive për personin e armatosur që vrau dy shtetas suedezë të hënën në mbrëmje.
Siç raporton BBC, burri u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek.
Prokurorët belgë konfirmuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi.
Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës.
Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë që humbën të dashurit e tyre. Si partnerë të ngushtë, lufta kundër terrorizmit është një luftë e përbashkët”, shkroi ai.