Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia e Kosovës i reagon të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën lidhur me një rast të grabitjes në Mitrovicë

Gazeta10
27 August 2022 - 20:06

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën lidhur me një rast të grabitjes në Mitrovicë, raporton Gazeta10.

Policia ka thënë se e ashtuquajtura Zyra Serbe për Kosovën po e keqinformon opinionin lidhur me disa raste specifike që po ndodhin në Kosovë.

Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se kjo zyre një rast të evidentuar si grabitje po e ndërlidh me elemente ndëretnike.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, përfshirë informimin e opinionit në mënyrë të drejtë me informata zyrtare”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e tyre.

Këtu keni komunikatën e plotë:

“Reagim/sqarim për media

Prishtinë, 27 gusht 2022

E ashtuquajtura zyra serbe për Kosovë, vazhdon të mashtrojë dhe të keq informoi opinionin lidhur me raste specifike të ndodhura në Republikën e Kosovës.

Kjo zyre, një rast të evidentuar “grabitje” e vlerëson me elemente ndëretnike edhe pse ende nuk janë identifikuar personi/at e dyshuar. Rasti që i referohet është iniciuar sipas procedurave ligjore si “grabitje” dhe i njejti është prezantuar në ‘Raportin 24 orësh të PK-së’ në mëngjesin e sotëm.

Policia është duke kryer hetime intensive dhe nga hetimet preliminare del se ka qenë një rast siq është evidentuar “grabitje” dhe motivi ka qenë përfitimi pasuror, andaj nuk mund të ndërlidhet si rast me elemente ndëretnike.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, përfshirë informimin e opinionit në mënyrë të drejtë me informata zyrtare.

Në vijim keni rastin e publikur mëngjesin e sotëm në raportin 24 orësh.

GRABITJE

Rr. Qeta e Minatorëve, Mitrovicë 25.08.2022 – 22:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se gjersa ajo ishte duke qëndruar në shtëpinë e saj, aty kanë hyrë dy të dyshuar të maskuar dhe duke kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën kanë kërkuar nga ajo paratë. Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe është dërguar në tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.