Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia e Kosovës mbushi 23 vjet

Gazeta10
06 September 2022 - 19:59

Raporti: Erëza Kurrumeli/Kanal10

Në shënimin e 23 vjetorit të themelimit, krerët e shtetit e kanë vlerësuar lartë rolin dhe kontributin e forcave të rendit në luftimin e dukurive negative, si dhe mbrojtjen e sovranitetit të vendit. Ata kanë kërkuar nga zyrtarët policorë që të jenë gjithnjë në krye të detyrës, shkruan Kanal10.

Një prej institucioneve më të rëndësishme të një vendi ka shënuar 23 vjetorin e themelimit.

Me gjithë vlerësimet se Policia e Kosovës ka qenë histori suksesi, nga zyrtarët e saj është kërkuar që të jenë kryejnë detyrat me përgjegjësi të lartë.

Në ceremoninë e shënimit të ditëlindjes së 23-të të themelimit të Policisë së Kosovës, janë kujtuar të gjithë zyrtarët policorë që kanë rënë në krye të detyrës.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se pjesëtarët e Policisë kanë mbrojtur dhe mbikëqyrur kufijtë e Kosovës, derisa ka theksuar nevojën për anëtarësim në Interpol.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje zyrtarëve policorë që të jenë në nivelin më të lartë të detyrës, pasi sipas tij, një vajzë e mitur në vend të shkollës ndodhet në strehimore, si pasojë e një krimi që ka ndodhur.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se do të punojnë që të ngritët lartë puna dhe integriteti i këtij institucioni të sigurisë.

Kurse, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka thënë se forcat e rendit në vazhdimësi po luftojnë grupet e organizuara kriminale.

Policia e Kosovës është themeluar më 6 shtator të vitit 1999 dhe aktualisht numëron rreth 9 mijë punonjës. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.