Gazeta10

Policia e Kosovës në dy raste të ndara parandalon dhe zbulon mallra të kontrabanduara

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka zhvilluar një operacion për zbatimin e masave dhe luftimin e aktiviteteve të paligjshme dhe kontrabandës. Gjatë këtij operacioni, janë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

Gjatë operacionit të Policisë së Kosovës më datën 11.09.2023, janë zbuluar dhe parandaluar dy raste të kontrabandës me mallra.

“Rasti 1:Pas pranimit të informacioneve për lëvizje të dyshimtë në brezin kufitar Serbi-Kosovë, njësiti Task Forcë ka ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike. Në zonën e Kamenicës, është ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore, i cili është vërejtur duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës. Drejtuesi i automjetit ishte R. M., një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, i dyshuari kishte të ngarkuara mallra që dyshohet se janë të kontrabanduara.Rasti 2: Në rrugën Stublinē – Dobërqan, një automjet me targa serbe, i cili dyshohet se kishte hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës, ka tentuar të shmangte kontrollin e njësisë Task Forcë. Po ashtu, ai ka refuzuar të bindet urdhrave të Policisë, duke kërcënuar zyrtarët policorë. Gjatë vozitjes, automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se i dyshuari me iniciale F. M., një mashkull shtetas i Serbisë, kishte të ngarkuara pajisje të ndryshme të kontrabanduara, me një vlerë përafërt rreth 20.000 euro. Në lidhje me këto raste, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, dhe malli është dërguar në terminalin doganor për procedurat e mëtutjeshme që janë parashikuar për rastet e tilla”, thuhet në njoftimin e Policisë.

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri