Gazeta10

Policia italiane arreston miqtë e Denaros që e strehuan bosin e mafias

Edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të bosit të mafias Mateo Messina Denaro janë vënë në pranga nga policia italiane.

Dy bashkëshortët akuzohen se kanë strehuar në banesën e tyre bosin e mafias kur ai ishte në kërkim duke kaluar me të dreka dhe darka.

Të arrestuarit kontrollonin rrugën dhe tregonin kujdes që askush të mos vinte re lëvizjet e mafiozit.

Autoritetet italiane kanë arrestuar dy persona të dyshuar si bashkëpunëtorë të bosit të mafies siçiliane, Matteo Messina Denaro.

Mediat shkuajnë se behet fjalë për të dyshuarit Emanuele Bonafede dhe bashkëshorten e tij ë Lorena Ninfa Lanceri të cilët kanë përfunduar në prangat e policisë italianë më me akuzën e ndihmës ndaj të shumëkërkuarit.

Dy personat mësohet se kanë pritur kumbarin për dreka e darka në banesën e tyre. Sipas hetuesve, çifti priste Messina Denaron në shtëpinë e tyre në Campobello di Mazara “në mënyrë të vazhdueshme dhe për disa ditë”.

Hetuesit i kanë mësuar këto detaje nga kamerat e sigurisë së disa dyqaneve pranë shtëpisë së çiftit. Kapo i mafias, kalonte orë të tëra me ta dhe lëvizte i pashqetësuar edhe pse ishte shpallur në kërkim. Bonafede dhe gruaja e tij vëzhgonin me kujdes rrugën duke u siguruar që askush s’do vinte re lëvizjet derisa bosi i mafies të largohej. Lorena Lanceri ishte shumë e afërt me Messina Denaron, aq sa ajo menaxhonte komunikimet me një sërë personash veçanërisht të dashur për të. Këtë rol në rrjetin e bashkëpunëtorëve e luanin vetëm ata që gëzonin besimin absolut të kumbarit.

Me arrestimin e çiftit, mbështetësit e Messina Denaro që përfunduan në burg kanë shkuar në gjashtë. Të njëjtin fat si çifti pati Andrea Bonafede, topografi i cili i dha hua identitetin e tij bosit mafioz për ta lejuar atë të bënte terapi onkologjike dhe të bënte blerje e të lëvizte i lirë. Ndërkohe Shoferi që e shoqëronte gjithë kohës është shpallur në kërkim.

Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 janar ndërsa arrestimi i tij u cilësua historic pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, që konsiderohej si zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u ndalua në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë