Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

​Policia jep detaje për armën e gjetur në Zubin Potok

Gazeta10
04 February 2025 - 9:54

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me një rast të dyshuar për armë në fshatin Kleçkë në Zubin Potok.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë me dije se gjatë patrullimit kanë hasur në një qese plastike ku dyshohej se mund të ketë në brendi armë. Derisa sipas njoftimit ekipi i deminimit ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar.

“Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një qese plastike ku dyshohej se mund të ketë në brendi armë. Lidhur me rastin njësiti për deminim i PK-së ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt, rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Derisa mbrëmë lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës në veri, Veton Elshani, i cili kishte bërë të ditur se fillimisht autoritetet e rendit kishin hasur në një qese najloni për të vërejtur më pas se kishte të bënte me një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.