
Policia e Kosovës ka njoftuar për një plagosje që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Si pasojë një person është plagosur dhe po trajtohet në QKUK.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në rast, ndërsa dyshohet edhe për persona tjerë të përfshirë.
I dyshuari me vendim për prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 27.08.2024-22:38. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe është trajtuar në QKUK-së, pasi që i njëjti dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në rast, ndërsa dyshohet edhe për persona tjerë të përfshirë. Në vendin e ngjarjes si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.