Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia jep detaje për protestën në veri: Morën pjesë rreth 1.800 persona

Gazeta10
12 February 2024 - 16:29

Protesta e sotme në Mitrovicën e Veriut ka qenë e qetë, tha Policia e Kosovës, e cila e ka siguruar atë.

Protesta kundër rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës e cila parasheh edhe heqjen e dinarit serb nga përdorimi filloi në mesditë dhe zgjati gjysmë ore.

Policia e Kosovës tha se gjithmonë ka njohur dhe do të njohë të drejtën e qytetarëve për tubime publike, lirinë e fjalës në tubime publike, protesta dhe demonstrata në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Policia tha se ka të dhëna se në protestë ishin rreth 1800 persona. Këtu, Policia tha se hyjnë edhe ata që kishin shkuar edhe nga vendet tjera për të marrë pjesë në protestë, raporton Kossev.

“Në protestë morën pjesë rreth 1800 persona, përfshirë edhe ata nga rajoni. Njerëz të ndryshëm erdhën në formë të organizuar – me autobus dhe makinë. Ka përfunduar në ora 12:30 dhe ka kaluar pa asnjë incident”, kanë thënë Policia e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.