Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një gruaje, dyshohet për përfshirje në vjedhje

Gazeta10
09 Gusht 2024 - 19:09

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për përfshirje në veprën “Vjedhje”.

Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar foton e saj dhe ka kërkuar që për çdo informatë që mund të çoj në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, të kontaktojnë në numrin e telefonit 192.

“Njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi.  E dyshuara kërkohet për përfshirje veprën Vjedhje Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.