
Gjatë ditës së djeshme dhe sot, policia në Vushtrri dhe Mitrovicë ka konfiskuar dy armë zjarri.
Policia e Kosovës pasi ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit në Vushtrri, kanë konfiskuar një armë tyë shkurt, shkruan Gazeta online Reporteri.net.
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme në Mitrovicë, janë dëgjuar të shtëna armësh, me ç’rast kanë arritur ta identifiojnë lokacionin dhe personin e dyshuar, ku më pas është konfiskuar edhe një pistoletë.
“Me datën 22 dhe 23.08.2024, policia në Rajonin e Mitrovicës gjegjësisht, në Vushtrri dhe Mitrovicë ka konfiskuar dy armë zjarri.Dje rreth orës 14:45, policia në Vushtrri ka pranuar informatën që një person posedon një armë tytë shkurt. Me urdhër te prokurorit kujdestar policia ka shkuar për kontrollim të shtëpisë të të dyshuarit A.H., 37 vjeçar, ku si prove materiale është konfiskuar një armë tyt shkurtër dhe një karikator me trembëdhjetë (13) fishekë. Ndërsa sot me datën 23.08.2024, rreth orës 05:56 në Mitrovice, njësit policore gjatë patrullimit kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku dhe kanë arritur ta identifikojnë lokacionin dhe personin e dyshuar E.B., 32 vjeçar, si prove materiale kanë konfiskuar një pistoletë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, thuhet se pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorëve të dy rasteve, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.