Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia konfiskon mbi 1 mijë e 400 euro false në Fushë Kosovë

Gazeta10
03 February 2024 - 14:38

Policia ka konfiskuar mbi 1 mijë e 400 euro false në Fushë Kosovë.

Parat ishin deponuar në një bankë, transmeton telegrafi.

“Fushë Kosovë 29.09.2023-12.12.2023. Më 02.02.2024 ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke, ka raportuar se në kohë të ndryshme nga klientë dhe kompani të ndryshme, janë deponuar një shumë parash prej 1465 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.