Gazeta10

Policia në Ferizaj shqiptoi 1.600 gjoba vetëm për një javë

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se ka shqiptuar 1.600 gjoba vetëm për një javë, raporton Gazeta10.

Sipas njoftimit të policisë, janë konfiskuar 23 patentë shofer për shkelje të ndryshe të rregullave të komunikacionit.

Ndërsa janë raportuar 62 aksidente.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me synim parandalimin e aksidenteve të trafikut.

Këtu keni njoftimin e plotë:

Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës në parandalim të aksidenteve

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga 01-07/Gusht/2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 550 gjoba

– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,37 gjoba

– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 4 gjoba

– Drejtimi nën ndikimin e alkoolit, 3 gjoba

– Mos respektim i urdhërit të policit, 2 gjoba

– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 30 gjoba

– Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 36 gjoba

– Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, 5 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 30 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 204 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 88 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim , 2 gjoba

– Motoçikleta të konfikuara , 1

– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 608 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 23 shoferëve

Gjithsej , 1600 gjoba

Ndërsa, janë raportuar 62 aksidente:

– Aksidente fatale , 0

– Aksidente me lëndime, 23

– Aksidente me dëme materiale, 39

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e tyre. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë