Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia në kërkim të këtij personi, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e tij

Gazeta10
29 December 2023 - 7:59

Njësiti i hetimeve i Stacionit Policor të Lipjanit është vënë në kërkim të një personi të dyshuar për vjedhje të identitetit dhe pajisje të qasjes.

Policia ka publikuar edhe fotografinë e personit në kërkim.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në komunikatën e Policisë, raporton gazeta10.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast ‘Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’, që është raportuar në polici me datën 08.11.2023”, thuhet në komunikatë.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.