Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia shpall konkurs për zyrtarë policorë nga komunitetet për drejtorinë në Veri

Gazeta10
18 Korrik 2024 - 14:49

Policia ka shpallur konkurs për të gjitha komunitetet për pranimin e zyrtarëve policorë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut.

“Policia e Kosovës për të gjitha minoritet shpall: K O N K U R S Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet  (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptian, Kroat, Malazez, Maqedonas).  Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri.”

Një konkurs është hapur edhe para një jave.

Kujtojmë se në nëntor të vitit 2022 rreth 550 policë ishin dorëhequr nga Policia pas vendimit të Qeverisë për targat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.