Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia tregon arsyen e arrestimit të Aleksandar Arsenijeviq

Gazeta10
07 December 2023 - 15:46

Policia e Kosovës në veri e ka shoqëruar sot për në stacionin policor, Aleksandar Arsenijeviq, udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë për rajonin e veriut.

Elshani ka thënë se i njëjti pas intervistimit është liruar, dhe i janë shqiptuar dy tiketa.

“E kemi shoqëruar deri në stacion ku i janë dhënë dy tiketa njëra për moszbatim të urdhrave të policit e tjetra për mungesë regjistrimi të automjetit. I janë konfiskuar targat dhe i njëjti është liruar”, ka thënë Elshani.

Gjatë ditës Arsenijeviq në faqen e tij në Facebook, ka publikuar pamjet nga momenti i shoqërimit të tij nga ana e policisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.