Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Politikani serb në POLITIKO flet për shpërbërjen e Speciales, intervista ekskluzive javës që vjen

Gazeta10
01 April 2023 - 21:46

Politikani serb, Boban Bogdanoviq, njëherësh kryetar i Lëvizjes Qytetare “Odgovor” në një intervistë ekskluzive për emisionin POLITIKO të Kanal 10 ka thënë se “do të donte që të shpërbëhej Gjykata Ndërkombëtare në Hagë”, raporton Gazeta 10.

“Unë personalisht kisha dashur që të shpërbëhet Haga, që të mos ekzistoj Gjykata Speciale Ndërkombëtare. Të lirohen këtë njerëz kundër të cilëve do të zhvillohet procedura në mënyërë që të ndalohet ky lloj i marrëzisë. Për mua ky është një institucion i interesit” ka thënë Bogdanoviq.

Politikani serb i njohur për deklaratat pro njohjes së pavarësisë dhe shtetit të Kosovës, ka folur në këtë emision edhe për dialogun Kosovë-Serbi, si e sheh ai marrëveshjen finale, bashkëjetesën e serbëve me shqiptarët dhe tema të tjera.

Intervista e tij për POLITIKO me gazetarin Kushtrim Sadiku do të transmetohet javën që vjen./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.