
Siç kemi raportuar, liderët e vendeve të NATO-s po mbajnë një takim urgjent për t’iu përgjigjur goditjes raketore të mbrëmshme në Poloni, raporton BBC, transmeton Gazeta10.
Deri më tani, aleanca ushtarake perëndimore – dhe vetë qeveria polake – kanë shmangur fajësimin e Rusisë.
Si shefi i NATO-s ashtu edhe presidenti polak e kanë quajtur goditjen – që vrau dy persona – një “incident tragjik”.
Kjo është në përputhje me një qëndrim të mëparshëm të përshkruar nga presidenti amerikan Joe Biden. Pak kohë më parë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se ishte e rëndësishme të vërtetoheshin faktet e asaj që ndodhi./Gazeta10