
Gardiani i Trepçës ’89, Marly Price, është ftuar nga Kombëtarja e Kongos për ndeshjet e shtatorit, raporton Gazeta10.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë ekipi mitrovicas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“𝐌𝐚𝐫𝐥𝐲 𝐏𝐫𝐢𝐧𝐜𝐞 Gardiani i portës sonë është grumbulluar me ekipin kombëtarë të Kongos. Prince tani është bashkuar me ekipin ne Moroko ku dhe do të zhvillojnë ndeshjet e tyre. Ne i urojmë sukses në paraqitjet e tij” thuhet në njoftimin e klubit.
23-vjeçari është anëtar i Trepçës ’89 që nga viti 2020. /Gazeta10/