
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në studion e “Politikos” në mes të nënkryetarit të AAK-së, Ardian Gjini dhe komentatorit politik, Blerim Gashi.
Kjo përplasje ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve që kanë pasur sa i përket pragut të zgjedhjeve, raporton Gazeta10.
Komentatori politik, Blerim Gashi e ka kritikuar sa i përket koalicionit që e kanë bërë me Nismën.
Derisa kësaj kritike ju është kundërpërgjigjur edhe kretari i Gjakovës.
“Nëse AAK-ja mundet me marrë një qytetarë eminent i cili mundet me i përfaqësu 3-4 mijë njerëz pse mos me marrë, masnej mos harro që edhe partia që i ka fitu zgjedhjet në vitin 2021 ideoligjikisht ka marrë njerëz dhe nuk ke mujtë me i vet a përshtaten ideoligjikisht, prandaj ne si Aleancë besojmë që sinergjizmat munden me prodhu votë shumë ma shumë, dhe ne i rrespektojmë shumë partnerët që i kemi sot në kualicion, pamvarësisht që e dimë se nuk janë duke përfaqësu 7, 8, 10 përqind por për ne janë të vlefshëm”, tha ai në Kanal10./Gazeta10