
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me analistë të përhershëm Faruk Statovci e Bekim Isufi. Të ftuar janë: Albin Prapashtica, Arbër Prekazi dhe Taulant Dajaku.
Gjatë diskutimit për ndeshjen mes Dritës dhe Prishtinës, futbollisti i Prishtinës Albin Prapashtica tha se si klub e kanë ditur se do të jetë ndeshje e vështirë.
“E kemi ditur që do të jetë një sfidë e vështirë. Drita ka një skuadër shumë të mirë.”, tha fillimisht Prapashtica.
Tutje, Prapashtica tha se fakti që Prishtina luajti në mesjavë ndaj Vushtrrisë dhe lodhja ndikoi në disfatën që e pësoi Prishtina.