Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Presidenca e Kosovës: Shtyhet vizita e Cholletit në Ballkan

Gazeta10
30 July 2023 - 13:34

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e ka shtyrë vizitën me një delegacion amerikan në Ballkan, kanë thënë nga Presidenca e Kosovës.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, ka thënë se vizita e paraparë për 30 korrik me liderë shtetërorë të Kosovës, është shtyrë për shkaqe objektive.

“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, ka thënë Kupina./rel

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.