Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Presidenca: Edhe tri vetura të djegura në Leposaviq

Gazeta10
01 April 2023 - 11:59

Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka njoftuar se edhe tri makina të tjera me targa të Republikës së Kosovës janë djegur natë e mbrëmshme në Leposaviq.

Vela ka shkruar në Twitter se strukturat ilegale të Serbisë të diskredituara dhe me mbështetjen e pakësuar nga serbët e Kosovës tashmë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese.

“Sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi piromaniak i Vuçiqit do të dështojë”, ka shkruar tutje Vela.

Vlen të theksojmë se përveç këtyre tri veturave në veri të vendit janë djegur edhe pesë vetura të tjera brenda 2 ditëve.

Djegia e veturave në veri po ndodhë para mbajtjes së zgjedhjeve në komunat veriore dhe për këto akte kanë reaguar si institucionet vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.