Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Presidenca: Tri makina të tjera janë djegur sot në veri, çdo autor do të dalë para drejtësisë

Gazeta10
15 April 2023 - 15:27

Blerim Vela, shefi i Kabinetit të Presidentes, ka njoftuar se janë djegur edhe tri makina në pjesën veriore të vendit.

Vela ka shkruar se po vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës.

“Strukturat ilegale të Serbisë tani po targetojnë serbët lokalë që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. Çdo autor do të dalë para drejtësisë”, ka shkruar Vela në Twitter. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.