Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Presidenti i FIFA-së, Infantino në vizitë tek Vjosa Osmani

Gazeta10
30 September 2022 - 11:48


Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino po qëndron në Kosovë në vizitën e tij të parë në shtetin tonë.

Ai fillimisht është pritur nga i pari i FFK-së, Agim Ademi e vizitën e ka vazhduar edhe me takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Njoftim nga FFK-ja:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ishte i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini. Në delegacion me Infantinon janë edhe Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm i FIFA-s, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës së FIFA-s, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit Infantino./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.