Lajme

Presidenti i Këshillit Europian mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente kalimi

Gazeta10
27 Gusht 2022 - 20:59

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka thënë se mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në dokumente kalimi, raporton Gazeta10.

Charles ka thënë se mirëpret ngrohtësisht këtë marrëveshje në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Tutje, Charles ka thënë se kjo marrëveshje siguron një udhëtim të qetë mes dy shteteve dhe është në interes të qytetarëve.

Këtu keni statusin e plotë:

“Unë mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e arritur në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga #BE sot, për të siguruar një udhëtim të qetë ndërmjet #Serbisë dhe #Kosovës, në interes të qytetarëve”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se për reciprocitetin e paralajmëruar nga Kosova në targa dhe dokumente kalimi ka pasur tensione të mëdha politike. Në Kosovë dhe Serbi për këtë temë kanë qëndruar i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Para pak orësh, përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, e ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje ku Serbia ia ka pranuar Kosovës dokumentet e kalimit. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.