Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidenti i ri i Shqipërisë të hënën realizon vizitën e parë në Kosovë

Gazeta10
12 Gusht 2022 - 16:01

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të realizojë të hënën vizitën e tij të parë në Kosovë, raporton Gazeta10.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës.

Begaj do ta takojë kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufcën.

“Agjenda e kryetarit Glauk Konjufca, për të hënën, 15 gusht 2022. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Begaj është zgjedhur president pasi e ka përfunduar mandatin Ilir Meta. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.