
Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti takuan mbrëmjen e së enjtes në Paris presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Të dy udhëheqësit kosovarë postuan për takimin, dhe më vonë lëshuan një deklaratë të përbashkët për media, ku mes tjerash e bën të ditur se “Kosova ka prezantuar një Kornizë të Përgjithshme të Marrëveshjes” si dhe tema të tjera për veriun dhe sjelljet e Serbisë.
