Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Presidentja i kundërpërgjigjet Serbisë: Në Kosovë nuk do të ketë kurrë policë e ushtarë serb

Gazeta10
09 Dhjetor 2022 - 13:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj kërcënimeve të Serbisë për dërgimin e ushtarëve në Kosovë.  Në Facebook, ajo ka thënë se “kjo mendësi ka marrë fund në vitin 1999”.

“Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe  kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lire”, ka shkruar ajo.

Presidentja ka kërkuar që “Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë”.

“Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!” ka përfunduar ajo reagimin e saj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.