Presidentja Vjosa Osmani është parë sot në Ambasadën e Britanisë së Madhe, ku ka nënshkruar librin e ngushëllimeve për Mbretëreshën Elizabeta e Dytë, e cila ndërroi jetë ditë më parë, raporton Gazeta10.
Lidhur me këtë, ambasadori britanik, Nicholas Abbott, shprehet se mirënjohës që presidentja Osmani ka gjetur kohë meqenëse e ngarkuar, për të dhënë firmën në librin e zisë.
”Shumë i nderuar që Vjosa Osmani nënshkroi sot pasdite librin e ngushëllimeve për Mbretëreshën e ndjerë. I jam shumë mirënjohës Presidentes që gjeti kohën për ta bërë këtë në një kohë shumë të ngarkuar”./Gazeta10