10 LIVE

Presidentja thirrje BE-së për presion mbi Serbinë: Ata asnjëherë nuk zbatojnë marrëveshjet

Gazeta10
22 Mars 2023 - 12:19

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia ende pa u mbushur 24 orë nga marrëveshja tregoi që premtimet e dhëna nuk kanë asnjë vlerë dhe kështu njoftoi edhe faktorin ndërkombëtar që nuk do t’i zbatoj obligimet e marrëveshjes, raporton Gazeta10.

Sipas saj neni 4 i marrëveshjes i cili e obligon Serbinë mos të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare mbetet në fuqi.

“Neni 2 dhe 1 të cilat përcaktojnë parimet e së drejtës ndërkombëtare që detyrojnë Serbinë që të njohë dhe ta respektojë integritetin territorial të Kosovës dhe që të respektohen simbolet shtetërore të njëra tjetes,  ato mbesin në fuqi”, ka deklaruar tutje Osmani.

Ato kërkoj nga bashkësia ndëkombëtare që të rrisë presionin ndaj Serbisë në zbatim të marrëveshjes.

Osmani tutja para gazetarëve tha se nuk mundet Borrelli të pajtohet në emër  të Vuçiqit  kur ky nuk pajtohet për shumicën  e neneve.

“I gjithë angazhimi ndërkombetare tani duhet të fokusohet te Serbia. Ata asnjëherë nuk zbatojnë marrëveshjet, historia e ka dëshmuar këtë. Kosova nuk mund  të marrë obligime të njëanshme”, ka deklaruar Osmani. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.