Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja vendos, nuk e dekreton Kryeprokurorin, ja arsyet që jep

Gazeta10
17 October 2023 - 11:18

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar në konferencën për media se nuk do e dekretoj kandidatin për Kryeprokuror.

 Presidentja Vjosa Osmani në një  ka deklaruar në konferencën për media se nuk do e dekretoj kandidatin për Kryeprokuror.

“Ju kam ftuar për të ju njoftoj. Siç jeni në dijeni pas një periudhe të gjatë kontesitmit të kësaj çështje në Gjykatat e Kosovës, para pak ditësh edhe Gjykata Kushtetuese ka konsideruar procesin e kontestimit si të pasafatshëm. Mosndërhyrja ime është bazuar në faktin se përgjatë kësaj periudhë Kosova ka pasur ushtruesin e detyrës së Kryeprokurori. Përkundër zgjatjes së këtij procesi, kemi pasur funksionim përmes ushtruesit të detyrës”, ka thënë Osmani ndër të tjera.

Ajo po ashtu ka treguar disa arsye se përse nuk mund të dekretohet  Kryeprokurori.

 “Bazuar në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës sonë, të argumentuar nga aktgjykimet e shumta të Gjykatës Kushtetuese, konsideroj se nuk mund të kemi funksionim kushtetues të institucioneve nëse një proces nuk zhvillohet mbi respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore.Procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar si i parregullt, diskriminues, i orkestruar, i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga shumë prej partnerëve ndërkombëtar”, ka thënë Osmani.

Vlerësimi i tij, Osmani tha se është “brenda mandatit kushtetues” të saj si presidente, dhe se në të janë “evidentuar të gjitha shkeljet”, duke i përmendur disa prej tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.