
Bjeshkët shëruese të Prevallës kanë marrë flakë tash e disa ditë.
Pamjet e malit që po digjej pas mesnate i ka dërguar një sinjalizues i Gazeta Sinjali, ku shihet se zjarri është tashmë shumë më pranë vilave të banorëve.
Në vend të ngjarjes tash e disa ditë janë zjarrfikësit nga disa qytete të Kosovës, por duket se vetëm me intervenimin e tyre zjarri nuk do të ndalet.
Ndryshe, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj pas takimit që pati dje me Shtabin emergjent për shuarjen e zjarreve në Prevallë ka bërë të ditur se është njoftuar se situata në këtë zonë është nën kontroll.
