
Prishtina ka arritur të triumfoi në miqësoren e parë që u luajt në Turqi.
‘Badhekaltërit’ triumfuan kundër ekipit hungarez, Siofok, me rezultat 2-1.
Prishtina kaloi në epërsi qysh në minutën e tretë, me golin e shënuar nga Mërgim Pefqeli.
Në fund të pjesës së parë, Prishtina dyfishoi avantazhin me anë të golit të shënuar nga Kreshnik Uka.
Farmoz Balazi shënoi për skuadrën hungareze, për rezultatin përfundimtar Prishtina – Siofok 2-1.