
Prishtina është skuadra e fundit që ka siguruar një biletë për çerekfinalen e Kupës së Kosovës.
Kryeqytetasit kanë triumfuar me rezultat 3-1 ndaj Dukagjinit të Klinës në sfidën e zhvilluar në Lipjan.
Vetëm pas 11 minutave lojë vendasit kaluan në epërsi kur realizoi Leotrim Kryeziu për 1-0.
11 minuta më vonë shënojn sërisht “Bardh e Kalterit”, kësaj radhe me Jalen Blesan që ngriti epërsinë në 2-0.
Me dy gola epërsi të vendasve u mbyllen pjesa e parë të kësaj sfide.
Prishtina ishte më e mirë edhe në pjesën e dytë, kur Blesa realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Prishtinën për 3-0.
Krejt në fund golin e nderit për mysafirët e realizoi Khomutov.
Dukagjini tentoi të bënte diçka më shumë, por nuk mundi që ta përmbys rezultatin./Gazeta10/