Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina regjistron fitoren e parë në European North Basketball League

Gazeta10
20 December 2022 - 21:12

Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e parë në Ligën ENBL. Kjo ishte fitorja e parë pas dy humbjeve në këtë garë.

Bardhekaltrit si mysafirë kanë mundur Zielona Gora me rezultat 75:89.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke pasur epërsi prej nëntë pikësh 16:7, ndërsa çerekun e parë e fituan 22:16.

Periudha e dytë ishte më e barabartë, ku prishtinasit në fund ngushtojnë shifrat në 38:35, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Edhe perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen, ndërsa kjo pjesë përfundoi me një treshe nga Dardan Berisha për 58:61.

Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, kryeqytetasit shkëlqyen dhe triumfuan 75:89. Berisha e mbylli ndeshjen me 28 pikë.

Të dy skuadrat kanë nga një fitore e dy humbje.

Ndeshjen e ardhshme Sigal Prishtina e zhvillon nesër nga ora 18:30 ndaj Polski Cukier Start Lublin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.