
Komuna e Prishtinës nga sot do ta ketë një drejtori të re atë të Sigurisë dhe Emergjencave.
Kështu bëri me dije kreu i komunës së Prishtinës Përparim Rama përmes një komunikate për media.
“Qeverisja lokale është thelbësore për organizimin e jetës shoqërore politike e ekonomike. Si e tillë është kontakti i parë i qytetarëve me aktivitetet qeverisëse. Në këtë kontekst me bashkësi kontribuojmë në marrëdhënie të përmirësuara mes shtetit dhe qeverisë Siguria në bashkësi nuk ka të bëjë me parandalimin e krimit por edhe me ndërtimin e komuniteteve të forta dhe gjithëpërfshirëse”, ka thënë Rama në konferencën për media.
Shpëtimi i jetës e mbrojtja e qytetarëve janë disa nga objektivat e kësaj drejtorie sipas Ramës.
“..disa nga shumë çështje që prekin sigurinë në bashkësi në Kosovë e sidomos në kryeqytet janë sifuria e qytetarëve, siguria në komunikacion, e grupeve të cenueshme, aspektet s sigurisë për mbrojtjen e mjedisit, siguria në hapësirat publike, siguria nga qentë endacakë e siguria e nxënësve,”- tha Rama.
Me këtë drejtori sipas Ramës do të udhëheqë Lulzim Fushtica, i cili sipas tij ka përvojë 25-vjeçare në sektorin e sigurisë publike./Gazeta10