Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pritet të nisë Parada e Krenarisë në Prishtinë, i bashkohet Përparim Rama

Gazeta10
08 Qershor 2024 - 18:03

Parada e Krenarisë po mbahet në Kosovë nën sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”. Në nisje të saj, paradës i është bashkuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Java e krenarisë ka nisur më 3 qershor dhe gjatë javës janë mbajtur aktivitete të ndryshme.

“Sllogani ‘Kemi qenë dhe do t`jemi’ është kaq i vogël për ta përshkruar ndjenjën tonë të krenarisë, për atë çka jemi e për atë ku do të arrijmë, ku do të lartohemi. Ekzistenca jonë është në paradën tonë të përditshme, në defileun tonë në një vend ku ngjyrat shpesh pengojnë. Duke e respektuar të kaluarën tonë, ne duam të shohim kah e ardhmja. Heshtja ka qenë mekanizmi ynë për shumë gjatë, por jo tash e tutje. Në mes të sfidave e vështirësive, shpirtrat tanë kanë mbetur të fuqizuar”, thuhet në një komunikatë të organizatave që organizojnë javën e cila shërben si demonstrim për barazi te komunitetet LGBTIQ+./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.