Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pritet të shtyhet sërish nisja e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gazeta10
15 February 2023 - 14:00

Ishte planifikuar që gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të fillojë më 1 mars, raporton Gazeta10.

Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë, raporton Gazeta10.

Ekipet mbrojtëse kanë rënë dakord që deklaratat hapëse, pra nisja e gjykimit, të bëhet me datën 3 prill.

Kjo pasi ditët e fundit të marsit nuk ka vend për seanca shkaku që sallat janë të zëna dhe në mënyrë që të kenë më shumë kohë për përgatitje.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga ekipet mbrojtëse por edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Shpresonim që gjykimi të niste në mars. Megjithatë kur shikojmë kalendarët që java e fundit e marsit është e zënë për një tjetër proces gjyqësor, atëherë nuk do të kishte problem të fillonim më datën 3 prill”, ka thënë prokurori në Hagë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.