Lajme

Pritje mbi një orë te Dheu i Bardhë, krijohen kolona edhe në Merdarë

Gazeta10
03 Janar 2025 - 11:39

Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të premte kanë filluar kolonat.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se pritjet më të mëdha këtë mëngjes janë tek Dheu i Bardhë mbi një orë, e kolona janë krijuar edhe në Merdarë, ku pritjet shkojnë deri në një orë.

Në Muçibabë  pritjet janë deri në 15 minuta, ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.